‘Sa shumë të kemi pritur’, Rama suprizon familjen e varfër ne Shkoder

Një tjetër dramë njerëzore, ku varfëria është ulur këmbëkryq është publikuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku protagoniste është bërë një familje e varfër nga Postriba e Shkodrës me 7 fëmijë, të cilës iu premtua se do të bëhet me shtëpi të re.

MIRËMËNGJES ?

dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

“Mirë se erdhe, sa shumë të kemi pritur”, kështu e pret mes lotësh më e moshuara e familjes Shabaj, ndërsa Rama i puth asaj duart.

“Po ti si e ke emrin? (I drejtohet një prej vajzave të vogla të kësaj familje) Sa vjeçe je? (4 ia kthen ajo). Qenke sa Zaho, do të ta prezantoj”, shprehet ai duke përqafuar.

“Kjo situatë këtu është e rëndë shumë, dhe do e zgjidhim. pasi e meritojnë fëmijët që janë nxënës të shkëlqyer, që nuk justifikohen të thonë se ‘s’kemi ku mësojmë’, apo ‘skam këtë, as atë, s’kemi ku flemë e çfarë hamë, s’kemi s’kemi’…

Siç bëjnë ata që kanë dhe marrin lekët e babait dhe mamit dhe rrinë në kafe’ Do ta rregullojmë këtë punë, do t’ju bëjmë shtëpinë e re. Do ju çojmë me qira diku. Do të gjejmë një mundësi punësimi konstante (i drejtohet babait të fëmijëve)”, tha Rama.

Pavarësisht situatës dramatike, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as batutat, duke shtuar se banesa e re do të bëhet edhe më e lartë”, tha Rama.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...