“Bularati”/ Shqipëria shpall “non grata” eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous

as 52 ekstremistëve, Shqipëria ka shpallur “non grata” edhe eurodeputeten greke të Qipros Eleni Theocharous. Vendimi i njoftua mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme shqiptare.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme

Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike te Republikës së Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetareve shqiptarë me kombësi shqiptare e greke,

 

ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare, e cila ështe një shoqëri e bashkëjetesës demokratike, ku minoritetet janë të mbrojtura me një ligj të standardeve më të larta europiane dhe ku minoriteti grek është një pasuri e një urë e pazëvendësueshme fqinjësie të mirë me Greqinë mike.

 

Në mbrojte rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësise publike dhe pacenueshmërisë në asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, autoritetet shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikës së kësaj situate.

 

Në bashkëveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Bredshme shpalljen non grata (person i padëshirueshem në Shqipëri) të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

 

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit të saj në Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit të MEPJ, gjykuar në materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi të miratoje kërkesën e MEPJ.

 

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.

 

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous.

 

Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e vendosur për të kontribuar vijimësisht për stabilitetin rajonal, për të bashkëpunuar ngushtësisht me fqinjët e partnerët ndërkombëtarë, por është po ashtu e vendosur të mos tolerojë për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese për tërësine territoriale dhe akte dëmtuese të harmonise mes qytetareve të Republikës së Shqipërisë.

 

Greqia mike e populli i saj janë një aset shumë i vyer në kapitalin e miqësive tradicionale të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Elementë apo grupe ekstremiste që në greqisht apo edhe në shqip, flasin një gjuhë të përbashkët urrjetjeje e përçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhën europiane që bashkon popujt e shtetet tona, s’do të kenë asnjë shans të minojne rrugën tonë të përbashkët të paqes e të bashkëpunimit strategjik në funksion të së ardhmes që meritojnë fëmijet e sotëm të Shqipërisë e të Greqisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...