Turistët britanikë në Shqipërinë e viteve ’80!

Turizmi para viteve ’90 nuk është konsideruar një degë prioritare për ekonominë. Megjithatë kishte një infrastrukturë të posaçme që ishte ngritur për aktivitetin turistik.

 

 

Në atë periudhë, të huajt nuk mund të vinin individualisht në Shqipëri por vetëm përmes organizimit të grupeve nga agjencitë që kishin marrëveshje me ndërmarrjen shtetërore Albturist.

 

 

Në vitet ’80, në Shqipëri vinin edhe turistë nga Britania e Madhe, pavarësisht se dy vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike miqësore. Për këtë qëllim, një kompani turistike britanike kishte lidhur një marrëveshje me Albturist dhe çdo vit sillte në Shqipëri të paktën 10 grupe turistësh.

 

 

Në vitin 1982, grupit të turistëve britanikë në Shqipëri iu bashkëngjit edhe Philip Ward, një shkrimtar udhëtimesh që kishte jetuar në vitet ’60 në Libi, për të vijuar më pas eksperiencat e tij në Egjipt, Maltë e Indonezi.

 

 

Ai ka botuar një serë librash udhëtimi për Libanin, Iranin, Qipron, Irlandën etj. E në fakt, një vit pas pushimeve në Shqipëri, në vitin 1983 ai do të publikonte në Londër një libër me 166 faqe që në thelb përbën edhe një nga guidat e para turistike të huaja për Shqipëri që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

 

Në botimin e tij, Ward tregohet një vëzhgues i hollë i realitetit të atyre viteve në Shqipëri, por që e pasuron me informacione të shumta të karakterit historik e kulturor me qëllim që të jetë një guidë e plotë.

 

 

Në parathënien e guidës dhe rrëfimit të tij, Ward vendos theksin në faktin se informacioni i publikuar është i balancuar dhe se nuk ka asnjë qëllim tjetër të fshehur me këtë publikim, përveçse informimin e lexuesve dhe të interesuarve për njw vend si Shqipëria që emërtohej nga ata si “Tibeti i Europës” për shkak të refuzimit për t’u hapur ndaj turistëve të huaj.

 

 

“Koha e kaluar në Shqipëri mund të konsiderohet më shumë si një aventurë sesa si një pushim… Kjo guidë është hartuar nga një britanik që s’ka qëllim as të kritikojë e as të mbështesë. Është shkruar me një mendje të pavarur, nga një që dëshiron të shohë përtej perdes së Adriatikut” shkruhet në parathënien e botimit të 1983.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...