Violeta Manushi – (1926-2007)

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Korçë. Vdiq me 27 Korrik 2007 në Tiranë. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh!

Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”).

Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2004 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.

Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946.

U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.

Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964),

Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.

Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977. Ndahet nga jeta 27 Korrik 2007

Filmografia

Trishtimi i zonjës Shnajder – (2008) film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste
Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
Eja! – (1987)
Telefoni i një mëngjesi – (1987)…. nena e Kujtimit
Rrethimi i vogël – (1986) ….Frosa Guri

Pallati 176 – (1985), teater-komedi
Taulanti kërkon një motër (1984) …Tezja
Një shoqe nga fshati – (1980)
Përtej mureve të gurta – (1979) …gjyshja
Zemrat që nuk plaken – (1977)

Zonja nga qyteti – (1976)…Ollga
Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976)
Mimoza llastica – (1973)…..gjyshja
Gjurma – (1970)………vjehrra Artanit
Plagë të vjetra (1968)……Mamaja e Veres

Vitet e para – (1965) …..Lonevica
Debatik – (1961)…. Maria
Tana – (1958)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...