Shqipëria e trishtë e 1990-ës dhe ëndrra për t’u kthyer në Zvicrën e Ballkanit

Këto foto janë bërë nga akademiku dhe fotografi austriak Robert Pichler.

Ato tregojnë Shqipërinë e 1990-s.

Fotot janë ekspozuar te ekspozita “Kthim në kohë – Shqipëria e viteve 90-të”.

Vetë ai kujton se për herë të parë e vizitoi Shqipërinë si student në 1989:

“Atë kohë, ishte tashmë e qartë se projekti komunist kishte dështuar- ekonomia po kalbej dhe shoqëria ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Njerëzit që takuam ishin të frikësuar, por kuriozë të takoheshin me ne. Udhëtimi i parë e ka lënë një shenjë tek unë, vetëbesimi im u sfidua, por isha i tunduar të kthehesha në këtë vend sa më shpejt të ishte e mundur”.

Pichler kujton ndërkaq se “në pranverë të vitit 1992, mora një bursë gjashtëmujore për të kryer hulumtime mbi ndryshimet shoqërore në Shqipërinë e Veriut.

Megjithatë, kushtet gjatë kësaj kohe kishin ndryshuar dramatikisht. Shqipëria po përballej me një transformim të zhurmshëm, gjë që vështirësoi përqendrimin tim mbi hulumtimin; edhe unë u përthitha nga trazirat politike. Ishte një rifillim total, por pa ditur se ku të çonte ai rrugëtim.

Për shumë të tjerë, ishte një luftë për mbijetesë, për të mbuluar nevojat më bazike, por njëkohësisht ekzistonte një shtytje dhe dëshirë e jashtëzakonshme për atë që ishte refuzuar kaq gjatë, liria për të menduar, lëvizur, për t’u shprehur dhe për të konsumuar arritjet e modernizimit teknologjik”.

Ai mban mend se vendi u përmbyt me mallra nga jashtë, trysnia e lëvizjeve u shfaq dhunshëm dhe makina, kamionë, çiklistë, karroca, kalimtarë zhvendoseshin nëpër rrugët që u kthyen në karvanë dhe pazaret u ngritën nga të gjitha anët.

“Për mua ishte një rikthim në rrethana që njihja vetëm nëpërmjet historive të treguara nga gjyshërit e mi: furnizimet e shtrënguara në ushqim, ujë dhe elektricitet, por në të njëjtën kohë kishte një orvatje të jashtëzakonshme për të mëkëmbur diçka të re.

Shpesh kisha dëgjuar njerëz që thoshin se Shqipëria mund të kthehet në Zvicrën e Ballkanit, kushtet kishin qenë gjithmonë të pranishme, edhe pse fati nuk ia kishte bërë të lehtë vendit, por tani është koha e tij”, kujton austriaku, teksa flet për “GSH”.

E ndërsa vazhdoi rrugëtimin e nisur përpara, u zhyt në kërkime për lidhje historike, donte të eksploronte të kaluarën, arsyet për këtë udhëtim të veçantë, por gjithashtu humnerën shoqërore, fatet e atyre që u lanë vetëm dhe të dëbuarit.

“Vëmendja, interesi dhe respekti që përftova e shtuan kuriozitetin tim në historinë e vendit dhe më bënë të kthehesha rregullisht që nga ajo kohë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...