Ujë në shishe, i ndotur; Nga 6 lloje të analizuara, tre me infeksione fekale

jësjellësit jo në të gjithë qytetet e vendit tonë të garantojnë që uji që sjellin në shtëpi është i pijshëm.

Për këtë arsye shqiptarët blejnë ujë të ambalazhuar. Po çfarë uji pinë shqiptarët? Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan me që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

 

“Enterococcu është pjesë e familjes së entoerobaktereve. Kurse “e.colli” është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre monstrat e ardhura. Në mostrën 3,4,5. Që do të thotë këto

 

tre mostra janë të ndotura mikrobioligjikisht . Ku sipas standardit aktual shqiptarë norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizmave për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike ose sëmundje me origjinë nga uji”, tha Edjona Bici, specialiste pranw ISHP.

 

Por historia nuk përfundon me kaq. Çuditërisht asnjëri prej këtyre kampioneve nuk plotëson standardin e fortësisë. Pra përqendrimin e mineraleve.

 

Përqendrimi i joneve të pehashit është brenda normave ligjit aktual shqiptarë. Kurse fortësia ka dalë nën normat e lejuar. Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.

 

Me të drejtë qytetarët kërkojnë të dinë se cilat janë kompanitë që tregtojnë ujë të kontaminuar. Por Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë që bëmë edhe ne. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve.

/topchannel/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...