APELI NË STAR PLUS, SËRISH NDIHMA FAMILJES FERRACAKU

Star Plus ka patur në vëmendje dy ditë më parë një familje e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. Bëhet fjalë për familjen Ferracaku e cila ndodhet në fshatin Vukatanë.

 

 

Një ditë më parë ishin të Rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike të cilët i dërguan një sasi të konsiderueshme ushqimesh ciftit të të moshuarve.

 

 

Ndërsa ditën e sotme banesën e Hilmisë dhe Sadetes e ka vizituar “Eko Mendje”, përfaqësuesit e së cilës dhuruan pako me ushqimet bazë në një sasi të konsiderueshme.

 

 

Nga ana tjetër “Eko Mendje” pas apelit në Star Plus u tregua e gatshme që të ofrojë ndërtimin e banjos për këtë familje.

 

 

Këto ditë pritet që të nisë puna vullnetare për ndërtimin e saj me kushte bashkëkohore ku në fakt është ndihma më emergjente për këta të moshuar të cilët nuk kanë ku të kryejnë shërbimet personale

 

 

Ndërkohë në redaksinë e Star Plus kanë kontaktuar qytetarë të ndryshëm si brenda por edhe jashtë shqipërisë të cilët kanë janë sensibilizuar

 

 

me këtë rast por edhe me shumë të tjera të publikuar në këtë televiziomn dhe kanë shfaqur dëshirën për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...