“URA E RE E BUNËS ME PROBLEME TË VJETRA”

U ndërtua në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat e mbi 7 milion dollarësh Ura e re e Bunës në qytetitn e Shkodrës duket se nuk është në gjendjen e sa më të mirë të mundshme.

 

Problematikat janë nga më të ndryshmet në këtë urë e në zonën për rreth pasi fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës, duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese. Pra në këtë segment mungon totalisht ndriçimi rrugor gjë e cila është një burim i pastër aksidentesh ku më të rrezikuarit janë qytetarët që lëvizin me biçikleta.

 

Errësira nis që në hyrje të urës e deri në pjesën ku fillon shëtitorja në rrugën e Shirokës. Por degradimi i kësja ure vijon edhe më tej me faktin se në shumë pjesë të saj janë krijuar edhe gropa, ndërsa pjesa e asfaltuar ka nisur te çahet duke vërtëtuar se prej kohësh nuk është vënë dorë në rikonstruksionin e Urës së Re të Bunës.

 

Këto gropa sjellin edhe dëmtimi i urës por njëkohësisht edhe të automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në stinën e verës por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre.

 

Gjithësesi vijimsia e problemeve që e shoqërojnë këtë urë nuk ndalen këtu pasi prej shumë kohësh edhe tabela elektronike nuk është më në funksion të plotë ecila është e fikur dhe askush nuk është kujtuar të rregulloj dhe ta kthejë në gjendje pune.

 

Ndërtimi i kësaj ure u bë për të zëvëndësuar urën e vjetër, e cila tani nuk funksionon më për automjetet, por vetëm për lëvizjen e qytetarëve.

 

Ura e re e Bunës është e rëndësishme për qytetin e Shkodrës, por jo vetem, pasi lidh disa rrethina me qytetin e njëkohësisht është edhe lidhja më e shkurtër toksore me Malin e Zi gjë e cila e bën mjaft të rëndësishëm për lëvizjet në destinacione të ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...