Ky është momenti që të kërkoni rritje page

Sipas një sondazhi të Glassdoor, rreth 45% e punonjësve thanë se arsyeja kryesore e dorëheqjes nga puna ishte paga. Për fatin e mirë të atyre që kërkojnë punë sot, tregu i punës sot ofron avantazhe për të negociuar pagën tuaj.

“Punëdhënësit nuk kanë të njëjtën aftësi për të qenë aq kërkues sa ishin 5 apo 6 vjet më parë” – tha Martha Gimbel, drejtor për kërkimin ekonomik në Indeed për CNBC Make it.

“Nëse do të shkoni në zyrën e drejtuesit tuaj për t’i kërkuar një rritje page, me siguri tani është kohë e përshtatshme. Një numër rekord punonjësish tani po japin dorëheqjen nga

puna me shpresën për të marrë një rritje page. Viki Salem, ekspert karriere në Monster.com ju këshillon si të veproni dhe çfarë të bëni nëse nuk arrini atë që doni.

Merrni parasysh kohën në punë

Nëse sapo keni filluar një punë të re, apo nëse jeni në të njëjtën punë, por në një rol të ri, Salemi këshillon që ju duhet të prisni të paktën gjashtë muaj përpara se të kërkoni rritje page.

Nëse ju e bëni këtë gjë më parë, ajo thotë se “nuk është një kohë e mjaftueshme për të treguar se jeni vlerë për kompaninë”. Pasi të kenë kaluar gjashtë muaj, ajo thotë se është një moment i favorshëm për të bërë një bisedë për rritjen e pagës.

Edhe nëse nuk jeni të sigurt rreth situatës financiare të kompanisë, ju gjithsesi duhet të bëni një diskutim për këtë çështje.

“Le të themi që kompania juaj është pranë shkrirjes, por ata gjithsesi nuk kanë pushuar askënd nga puna, por as kanë bërë rritje pagash këtë vit” – thotë Salemi.

“Pavarësisht situatës, ju duhet të trokisni tek dera e drejtuesit tuaj, duke e ditur se kjo gjë mund të mos ndodhë, por gjithsesi duke treguar se ju jeni një avokat i vetes”.

Zbuloni se kur është koha që kompania juaj rishikon pagat

Salemi këshillon që përveçse të prisni gjashtë muaj para se të kërkoni rritje paga, ju duhet të dini kohën se kur bëhet rishikimi i pagave.

“Le të themi që viti juaj fiskal nis më 1 janar dhe bisedimet për rishikimin e pagës bëhen nga data 1 deri më 30 nëntor.

Nëse ju e bëni kërkesën tuaj më 2 dhjetor, drejtuesi juaj mund t’ju thotë se pse nuk e bëtë këtë gjë më parë, pasi rishikimet e buxhetit vjetor janë mbyllur”.

Për të shmangur humbjen e mundësisë, Salemi këshillon që të pyesni drejtuesin tuaj apo burimet njerëzore rreth periudhës se kur rishikohen rritjet e pagave.

Nëse kompania juaj nuk është transparente rreth këtij informacioni, ju duhet të shqetësoheni rreth strukturës dhe leadershipit të kompanisë.

Vendosni se çfarë do të bëni nëse rritja e pagës refuzohet

Nëse kompania juaj ka një buxhet të kufizuar mund të jetë e vështirë të negocioni me sukses rritjen e pagës. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të diskutoni për avantazhe dhe përfitime të tjera.

Në rast se rritja e pagës dhe përfitime të tjera janë të pamundura, ekspertët e karrierës këshillojnë që opsioni juaj më i mirë është të nisni të kërkoni një punë të re.

*Courtney Connley

Burimi CNBC/Monitor

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...