DJALI NGA THETHI DHE VAJZA NGA SHKODRA: SI I SHPËTUAM TURISTËT

Çesk Berishta është një prej tri djemve i cili i shpëtoi jetën dy turistëve të turistëve të huaj Chris Simm dhe Sanne Carbaat.

 

 

Çesku sapo i ka sjellë në Shkodër rrëfen momentet e vështira kur bashkë me dy shokë të tij shkoi për t’i shpëtuar ndërsa u bën thirrje turistëve që të mbajnë numra kontakti të vendasve në udhëtime të tilla sepse në të kundërt mund të përfundojnë edhe ushqim për ujqërit kur këta të fundit janë të uritur.

 

 

Loren Nikaj është vajza e cila i kishte dy ditë më përpara në kampingin e saj “Legjenda” në hyrje të Shkodrës dy turistët dhe tregon se si në mënyrë rastësore i kishte dhënë numrin e saj të celularit, kontakt ky i cili i shpëtoi jetën.

 

 

Turistët i kanë dërguar një mesazh Loren se kanë humbur në mal dhe më pas ajo ka vijuar komunikimet deri sa është arritur të shpëtohen.

 

 

Loren kërkon nga shteti që në zona si Thethi ku numri i turistëve është i madh të ngriten nga ministritë dhe emrgjencat skuadra të gatshme shpëtimtarësh të përbëra nga banorët e zonës.

 

 

Tri djemtë nga Thethi por edhe vajza nga Shkodra të cilët koordinuan punën dhe kontribuan me një angazhim maksimal të tyrin për të shpëtuar dy turistët e humbur patjetër që meritojnë një vlerësim ndërsa janë një shembull për gjithë pjesën tjetër të shoqërisë, shembuj të cilët në ditët e sotme nuk janë aq të shpeshtë.

 

 

Star Plus Tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...