MESHË PËR 25 VJETORIN E MOTRAVE MISIONARE

Në katedralen “Shën Shtjefni” arqipeshkvi monsinjor Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë për 25 vjetorin e ardhjes të motrave misionare “Krahërori i Shenjtë”.

 

 

Gjatë predikimit të tij arqipeshkvi falenderoi motrat që erdhën kur Shqipëria ndodhej në ditë të vështira dhe kontribuan.

 

 

Nga ana tjetër monsinjor Massafra shfrytëzoi rastin duke i bërë thirrje që ashtu si motrat misionare familjet dhe shkollat të bëjnë të njëjtën punë për edukimin e fëmijëve sepse fëmijët rrezikojnë të dalin nga ky kontroll.

 

 

Arqipeshkvi dha edhe një tjetër mesazh të fortë përpara besimtarëve të krishterë duke thënë se nuk duhet ta humbim shpresën dhe se kjo ide vjen vetëm nga të pangopurit apo ata që ngopen shpejt përmes korrupsionit.

 

 

Aktivitet për 25 vjetorit e ardhjes së motrave misionare “Krahërori i Shenjtë” do të vijojnë në qytetin e Shkodrës duke qenë se është një vit jubile.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...