25-VITE FAKULTETI EKONOMIK SHKODËR

Fakulteti i Ekonomikut ne Universitetin ” Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës organizoi një aktivitet me rastin e 25-vjetorit te themelimit të tij.

 

 

Në këtë cermoni morën pjesë pedagog të këtij fakulteti, studentë si dhe drejtues të pushetetit vendor.

 

 

Në fjalën e tij përshëndetëse rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Adem Bekteshi tha se ky fakultet ka njohur rritje të rëndësishme duke u përpjekur të formojë traditë.

 

 

Ndërsa kryetarja e bashkisë Voltana Ademi bëri publike iniciativën e saj ku tre studentët më të mirë të fakultetit ekonomik në fund të vitit akademik do të bëhën pjesë e një projekti për punësim në administratën e bashkisë.

 

 

Në vitin 1993 nisi rrugëtimin e tij Fakulteti Ekonomik duke ofruar fillimisht vetëm programin e studimit Administrim-Biznes, si pjesë e departamentit të vetëm, Administrim-Biznes.

 

 

Më 13 Maj të vitit 1996, Dekreti i Këshillit të Ministrave i akordoi Fakultetit Ekonomik statusin e një fakulteti të pavarur brenda Universitetit të Shkodrës.

 

 

Ndërsa në vitin 2000, Ministria e Arteve dhe Shkencës aprovoi hapjen e Degës së Financë-Kontabilitetit. Një vit më vonë u hap edhe Dega Marketing-Turizëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...