“Na e sugjeroi Kadare” si u njoh Rama me ministrin e ri të Brendshëm

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e tij do ta marrë Sandër Lleshi.

Këtë njoftim e ka bërë vetë kryeministri Rama me anë të një postimi në TWitter.

Sandër Lleshi është një emër i njohur, pasi deri dje, ishte i zgjedhuri i Rames, si këshilltar për mbrojtjen.

Në kohën e prezantimit të tij, në vitin 2013, Rama ka treguar disa detaje, mes te cileve edhe fakti se emrin e tij e ka degjuar per herë të parë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

Ja cfare deklaroi Rama ne ate kohe

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë.

Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë.

Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht.

Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur.

I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës

së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri”– shkruante Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...