SHKODËR, MAKINA PËRPLAS 11 VJEÇARIN

Një aksident i rëndë ndodhi mesditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Nga informacionet e para mësohet se fëmija 11 vjecar me iniciale E. R banues në Bërdicë të Mesme u përplas nga një automjet tip Benz me targa AA 120 TS sapo ai zbriti nga autobusi.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1.30 në fshatin Bërdicë e Mesme. 11 vjecari ishte nxënës në medresenë e shkodrës dhe po kthehej me autobusin e shkollës për në shtëpin e tij.

 

Në momentin që ka zbritur në tokë një makinë që ka ardhur me shpejtësi e ka përplasur atë disa metra tutje. Në pamje shikohet edhe canta e fëmijës që ka mbetur në vendin e ngjarjes.

 

Burime pranë spitalit rajonal bëjnë të ditur se fëmija E.R ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se ka marrë plagë të shumta në trup.

Momentalisht ai ndodhet në reanimacion nën kujde

sin e mjekëve. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës H. M i cili mëshohet se është banor i Mushanit të njësisë Dajc.

 

Gjithashtu grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Ky nuk është rasti i parë në këtë rrugës pasi aksidente të ngjashme kanë ndodhur në Bërdicë por edhe në Velipojë në momentin kur fëmijët kanë qënë duke zbritur nga autobusi i shkollës

 

 

Star Plus Tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...