KRYEMINISTRI HARADINAJ VIZITON SHKODRËN

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës. Ndalesën e parë shefi i qeverisë të Kosovës e bëri tek bust ii Isa Boletinit duke bërë homazhe ndaj kësaj figure të kombit shqiptar bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Kryeministri Haradinaj i pyetur për çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe nëse ka mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se kjo po ndodh me respektin e aleatëve përfshirë edhe SHBA.

I pyetur për akuzat e Presidentit Hashim Thaçi se ushtria e Kosovës nuk mund të formohet në këto kushte Haradinaj nuk dha një përgjigje.

Pas homazhe tek bust ii Sa Boletinit, Haradinaj dhe Ademi zgjodhën të ecin në këmbë përgjatë rrugës së gjykatës për të mbërritur deri tek bashkia Shkodër aty ku bënë një takim me dyer të mbyllura.

Ecja në këmbë vijoi edhe në qendër të qytetit derisa kryeministri Haradinaj mbërriti tek muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ku zhvilloi edhe atje një vizitë.

Para se të largohej Haradinaj u ndal edhe njëherë me gazetarët por edhe këtë herë kur u pyet për çështjen e kufijve dhe akuzave të Hashim Thaçit zgjodhi të buzëqesh pa dhënë përgjigje.

Pas qëndrimit për pak më shumë se një orë kryeministri i Kosovës Haradinaj u largua ng Shkodra siç tha ai me përshtypjet më të mira edhe pse harroi të merrte titullin “Nderi i Shkodrës” që këshilli i qarkut ia ka akorduar që në janar të 2017-ës, kohë kur Haradinaj ndodhej i burgosur në Francë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...