Çfarë po ndodh me motin? Nesër temperaturat shkojnë 0 gradë

Gjatë ditës së sotme parashikohen kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar zonat veriore ku vranësirat do të jenë më të dendura duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior.

Përsa i përket, pasdites do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta mbeten dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat e mëngjesit duke shënuar minimumin 3°C por mesdita do të ngjisë maksimumin në Sarandë 23 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.

Për ditën e enjte, 25 Tetor, MeteoAlb parashikon mot të kthjellet dhe vranësira e lehta në gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore – verilindore ku vranësirat do të jenë më të dendura.

Po ashtu, pasditja dhe mbremja vijojnë në ndikimin e kushteve te qendrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare mbeten dominante.

Temperaturat e ajrit ulen djeshëm në të dy ekstremumet ditore deri në 0°C mengjesi dhe jo më shumë se 20 °C do të shënojë mesdita.

Era do fryjë mesatare veri-qender deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë.

Por temperaturat parashikohet të rriten sërish në fundjavë. Sipas Meteoalb të premten dhe në vijim duke përfshire dhe të dielën temperaturat rriten ndjeshëm duke shenuar mbi 27 gradë Celcius.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...