Kur djepi i teatrit është “përkund” në Shkodër…

Edhe pse sot, tradita teatrore shkodrane lidhet me emrin e poetit të shquar të vendit, Migjeni, tradita e pasur e lëvizjeve teatrore të qytetit ka rrezuar që në vitet 1800.

Pikërisht në gjysmën e dytë të këtij njqindvjeçari, u krijua shoqëria e parë me profil artistik, “Shkolla Fretnore” (1861), e cila ishte shkëndija që do të pasonte një seri grupesh të tjera debutuese që vunë themelet e shfaqjeve teatrore për të mbërritur deri në vitet ’30 të shek. XX-të.

Ky aktivitet i gjërë u zhvilluan ndër shtatë lokale teatrore : Saloni i Kolegjit Saverian kishte 450 vende, i shkollës së Françeskanëve me 300 vende, i shkollës Stigmatine me 250 vende,

saloni i shkollës së Parrucës, ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore, me 400 vende, saloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vende, saloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vende.

Më 23 nëntor 1919 u krijua shoqëria “Bogdani”, e cila për 20 vjet u bë feneri i lëvizjes teatrore në Shkodër dhe njëkohësisht bërthama kryesore e aktorëve profesionistë të teatrit “Migjeni”.

Ngjitja e teatrit dramatik daton vetëm në vitet ’50, kur në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës interpretonin dy grupe teatrore me amatorë.

Pjese nga Molieri Teatri Migjeni

Me këto grupe u vunë në skenë gjatë vitit 1952 pjesët: “Zëvendësimi” , “Mysafir i shtrenjtë”, “Mbjell mirë, të korrish mirë” dhe “Familja e përbashkët”.

Grupi teatror “Vasil Shanto” vuri në skenë dramën “Dashuri në agim” të A.Gallan si dhe komedinë “Fanatikët” e Goldonit të dramatizuar nga Skanjeti.

Suksesi i kësaj premiere u dha dhe në Tiranë në vitin 1955. Në të njëjtin vit një tjetër komedi do të duatrokitej në sallën e Teatrit “Migjeni”.

“Kopraci” i Molierit u konsiderua si një ndër realizimet më të mira të Teatrit Dramatik të Shkodrës, ku në rolin e Harpagonit spikati, artisti i madh Zef Jubani.

Por nuk ishte vetëm ky rasti i shkëmbimeve të trupave teatrore mes kryeqytetit dhe Shkodrës. Komedia “Prefekti” e Besim Levonjës pasi korri sukses në publikun e Teatrit Popullor u vu në skenë edhe nga trupa brilante e aktorëve të teatrit “Migjeni”.

Në rolet kryesore ishin aktorët Adem Kastrati, Antonjeta Fishat dhe Viktore Nino. Premiera u dha në vitin 1961.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...