Ministria e Bujqësisë ka formuluar një listë, e cila ka fuqi ligjore në aspektin e prioritizimit të produkteve tradicionale, të cilat kryesisht përfaqësohen nga kafshë,

 

bimë, gatime dhe veshje. Lista përfshin të gjitha qarqet dhe rajonet e tyre nga Jugu në Veri dhe është përqendruar me disa varietete vendase të kultivimit të rrushit, kumbullës, shegës, ullirit, arrave, lajthive, mollëve etj. Më tej lista vijon me prodhime autoktone si djathi, turshia, jufkat, vera, mjalti, oshafi, vaji i ullirit, glikoja etj.

Në listë janë përfshirë disa raca dhish si ajo e Hasit, dele, troftë, krapi, etj. Lista përfshin perime dhe zarzavatet, ku spikasin disa lloje vendase si patatja e

 

Shishtavecit, domatja zemër kau, lakra dhe preshi i Kasharit. Lista e produkteve tradicionale zgjerohet edhe në drejtim të bimësisë së egër ku spikasin boronica, gështenja, thana. Disa gatime tradicionale janë përfshirë gjithashtu, të tilla si, fërliku, byreku me qumësht, fërgesa, flija, mishi i thatë dhe maza e zier, aparashi, tava e krapit, qullmishi etj.

 

Në dallim nga qarqet e tjera, Shkodra ka numrin më të madh të produkteve tradicionale që përfshijnë që nga kultivarët e fushës, gatimet e veçanta të zonës, kafshë, bimë të egra dhe peshq të detit dhe liqenit.

 

Tirana renditet e dyta pas Shkodrës për intensitetin e lartë të identifikimit të produkteve tradicionale.

 

Përveç Shkodrës dhe Tiranës paraqiten me intensitet të lartë të produkteve tradicionale, Puka, Malësia e Madhe, zona e Dibrës etj.

Ministria e Bujqësisë këtë vit për herë të parë ka përfshirë në skemën e subvencionit mbështetje ekstra për prodhimet e tradicionale, të cilat mbështeten nga një listë për çdo qark.

 

Skema financon ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale me grant deri në 70% të vlerës së investimit, jo më shumë se 15,000,000 lekë për subjekt.

 

Konsumatorët shqiptarë kanë një prirje të fortë për produktet tradicionale, veçanërisht të mishit, por edhe për produktet e bëra nga qumështi, frutat dhe perimet.

 

Tregjet ekzistuese lokale kanë potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm, nëse objektet dhe pajisjet modernizohen dhe prodhuesit fillojnë të promovojnë dhe shpërndajnë produktet e tyre me një qasje profesionale, duke i dhënë vlerë avantazhit të tyre konkurrues. Ka mundësi për të zhvilluar skemat e cilësisë,

 

bazuar në origjinën gjeografike dhe specialitetet tradicionale, duke rritur në këtë mënyrë vlerën e shtuar. Mungesa e standardeve të ndryshme minimale të sigurisë së ushqimit (më të ulëta) për përpunimin në fermë dhe marketingun e drejtpërdrejtë, ashtu si në shumë Shtete Anëtare të BE.

 

Ministria e Bujqësisë ka në proces konsultimi një projektligj të ri që synon të përcaktojë kriteret se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta certifikoje atë.

 

Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...