SKANDALI ME PRONAT, ARRESTOHET ISH-DEPUTETI I PS

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka .Ai është prangosur nga RENEA pasditen e sotme së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa mësohrt se Ndoka ka ndikuar në tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Bazuar te burimet nga grupi hetimor, Ndoka ka ndikuar për tjetërsimin e një prone shtetërore te ‘Rana e Hedhun’ te të afërmit e tij.

Por si është zbuluar Ndoka? Gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën dhe dërguar në arrestimin e tij nga policia pas urdhrit të prokurorisë.

Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh.

Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit,

pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...