Plazhe qiellore, ujë kristal, kështjella dhe mikpritja më unike në botë…Shqipëria

Mjafton ta vizitosh njëherë dhe të dashurohesh në të përjetësisht, kjo është riviera shqiptare.

Këtë lë të kuptohet edhe gazetarja italiane Francesca Massoti në përshkrimin që i bën rivierës shqiptare. Në blogun e saj “Letters from Balcans”, Francesckashprehet se riviera shqiptare është veçanërisht vendi më interesant në Shqipëri.

Përshkrimi i plotë i shoqëruar me 20 foto që sipas Massotit do t’ju bëjnë ta duani rivierën shqiptare:

Plazhe qiellore, ujë kristal dhe kështjella në male. Pamje të mahnitshme, perëndime romantike dhe mikpritja unike në botë. Shqipëria ofron gjithë këtë dhe më shumë.
Nëse po planifikoni një udhëtim këtu, këshilla ime është të shkoni në fillim ose në fund të verës, kur turistët janë të paktë, klima është ideale dhe mund të admirohen në qetësi të gjitha bukuritë që kjo tokë e mrekullueshme ofron për vizitorët e saj.

Këtë vit kisha kënaqësinë të rizbuloj këtë parajsë gjatë një fundjave të këndshme në fund të shtatorit.

Itinerari im ka prekur Dhërmi, Drimadhe, Himarë, Porto Palermo, Qeparo dhe Borsh. Nuk ka nevojë të them, nuk dua të largohem. Këshilla ime është për të shmangur sezonin e lartë (dmth muajt korrik dhe gusht), zgjidhni një ose dy fshatra përgjatë bregdetit si një bazë (kam qëndruar në hotelin e bukur Orange, një nga hotelet më të mira që kam qenë ndonjëherë në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit, që ndodhet dy hapa larg plazhit të Drymadhes, sipas mendimit tim më i bukuri në Shqipëri) dhe le të udhëhiqeni nga kënaqësia e zbulimit.

Në Shqipëri, në të vërtetë, më shumë se kudo tjetër, është e mundur të shijojmë ndjenjën e vërtetë të udhëtimit, domethënë zbulimin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...