SHKODËR/ KËSHILLI BASHKIAK, DEBAT PËR RISHPËRNDARJEN E FONDEVE

E vetmja pikë e rendit të ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës që arriti të ketë një lloj diskutimi është ajo për rishpërndarjen e fondeve brenda 2018-ës për rikonstruksionin e dy shkollave “Haxhi Hajdari” në Rrethina dhe Zef Jubani në Gurin e Zi.

 

 

Këto shkolla është menduar që të bëhen me paratë që kanë mbetur nga mospërdorimi në kohë i fondit për blerje dru zjarri dhe gazit të lëngshëm tek disa shkolla të tjera. Ai që kundërshtoi është anëtari i këshillit bashkiak Fatlum Nurja.

 

 

Debati mes nënkryetares Koliqi dhe këshilltarit Nurja vijoi lidhur me çështjen e rishpërndarjes së fondeve për dy shkollat. Kjo pikë e rendit të ditës nuk u arrit të miratohej për shkak se mbledhje u ndërpre nga mungesa e numrit të duhur të këshilltarëve për të votuar.

 

 

Të vetmet pika që u miratuan ishin për ndihmën ekonomike ndërsa mbeti pa u diskutuar çështja e minerarit në Postribë, buxheti 8-mujor i realizuar nga bashkia dhe diskutimet e lira jashtë rendit të ditës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...