Njihuni me Dianën, shqiptaren që lindi femër por jetoi tërë jetën si burrë

Burrneshat shqiptare nuk janë një fenomen i panjohur.

Përkundrazi në vendin tonë numërohen shumë raste kur vajzat hoqën dorë zakonet e jetesës për tu kthyer në burra.

Pikërisht për një nga burrneshat e pakta që kanë mbetur në vendin tonë, ka shkruar blogeri arabo-izraelit në faqen e tij Nas Daily.

Diana është një nga virgjëreshat e betuara si mashkull.

Ai shkruan:

A e dini?!

Në Ballkan dhe në rajonet e largëta të Shqipërisë, kishte shumë gra të guximshme që donin / duhej të merrnin të njëjtat të drejta si burrat.

Por, për shkak se ishin gra, nuk mundën.

Kështu ato bënë betimin që të jetonin si një burrë dhe të bëheshin «Virgjëreshat e betuara». Fizikisht janë gra, por ndryshojnë plotësisht stilin e jetës së tyre duke jetuar ai burra…

Kjo është historia magjepsëse e një prej atyre burrneshave të cilat sot kanë mbetur shumë pak nëpër botë.

Diana është absolutisht e mahnitshme të rrish me të. Ajo është karizmatike dhe e fortë. Kjo traditë po vdes. Gratë gjithnjë e më shumë po marrin të drejtat që meritojnë. Këtu, gratë nuk kanë më nevojë të jetojnë si burra për të pasur të drejta.

Por Diana është një rast i mirë për të na kujtuar trimërinë dhe punën e vështirë që kanë bërë gratë për të qenë të barabarta në këtë vend. E jashtëzakonshme! Absolutisht e pabesueshme!”
Video nis me fjalët e Dianës:

Unë jam Diana! Më thërrasin lali, jam burrneshë!”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...