DEGRADIMI I QENDRËS SHËNDETËSORE NË ZOGAJ

Degradimi i qendrës shëndetësore në Zogaj duket se ka prekur fundin.

 

Gjendja tejet e amortizuar me lagështirën që të shoqëron kudo nëpër mure ku suvatimi i tyre është pjesë pjesë është kjo panorama e parë që të kap syri në këtë qëndër të ashtuquajtur shëndetësore.

 

Nuk dihet se kur ka qënë hera e fundit që në këtë godinë është vënë dorë për resaturimin e saj qartësisht eshte e dukshme gjendja e mjerueshme të saj. Në këtë ambient nuk ofrohen as kushtet minimale, pa banjo dhe pa mjedise të përshtatshme për të marrë shërbim të sëmurët.

 

Papastërtia, myku apo xhamat e thyer aty mesa duket tashmë janë kthyer në një fakt mëse normal ku nga vizita e bërë nga Antena Tv në këtë qendër shëndetësore u hasëm vetëm me një punonjës i cili nuk dëshironte të prononcohej për të folur për kushtet në të cilat punohej në këtë qendër.

 

Natyrisht si në shumë vende të tjera edhe këtu në kohë fushatash elektorale janë bërë premtime pafund në restaurimin dhe krijimin e kushteve sa më të mira por nga këto premtime kanë mbetur vetëm fajlët pasi asgjë nuk është bërë fakt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...