Rama: Nëse do dënohej shpifja, shumica e gazetarëve do ishin në burg

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, ku ka folur ndër të tjera për paketën anti-shpifje.

Ndonëse Rama ka thënë më herët se në paketën anti-shpifje nuk do ketë burg për gazetarët, ai ka përmendur burgun në emision.

Sipas tij nëse do dënohej shpifja shumica e gazetarëve do ishin në burg.

“Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësimit e vuri prap.

Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj. Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në

Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeministrin. Por këto që bëni ju është e paimagjinueshme.

Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...