Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në Lezhë, fiton skulptori Ardian Pepa

Komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, pas votimit të fshehtë përzgjodhi bocetin fitues në konkursin e organizuar për vendosjen e shtatores monumentale të Gjergj Kastriotit, në sheshin me të njëjtin emër në qendër të qytetit.

 

 

Fituesi u shpall punimi me Nr.12 me autor skulptorin Ardian Pepa. Në vendin e dytë u përzgjodh punimi me Nr.19 me autor skulptorin Kreshnik Xhiku dhe në vendin e tretë punimi Nr.7 me bashkautorë Idriz Balani dhe Bujar Lila.

 

Boceti fitues i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkia e Lezhës si në ide dhe në realizim, gjithashtu të tre punimet më të mira që shkuan në fazën finale: “Nr.12, 19 dhe 7”, kanë marrë vlerësimin maksimal edhe nga profesionistët e fushës dhe kritikët artit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...