Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë një ditë më parë përpara Gjykatës së Apelit. Apeli ka konfirmuar vendimim e Shkallës së Parë, duke lënë të lirë mjekët Përparim Çela dhe Luan Dragusha,
ndërsa u la në detyrim paraqitje infermieri Renato Kepi, liri me garanci pasurore për farmacisten Karmen Kaçulini dhe pezullim i ushtrimit të detyrës administrative pranë spitalit,
liri me garanci pasurore u dha edhe për Amanda Matlijan dhe Juliana Zhurin, ndërsa për Albana Mehmetaj asnjë masë.
Dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Seanca në Apelin e Shkodrës zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi
vendosi të japa masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamza.
Dy javë më parë, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste përmjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.



