“Telefonoji nënës. Tregoji se sa e do. Kujtoja se i je mirënjohës/e për çdo herë që të ka qëndruar pranë”

438

Më poshtë do të mund të lexoni disa thënie të veçanta për nënat, personat më të veçantë në jetët tona.

“Nëna është personi që na qëndron pranë, edhe kur gjithkush vendos të largohet prej nesh”.

“Jeta nuk vjen me një manual. Vjen me një nënë”.

“Të jesh një nënë do të thotë të mësosh për aftësi, të cilat nuk i dije se i kishe dhe të përballesh me frikëra, të cilat nuk i dije se ekzistonin”.

“Kur shikon drejt nënës tënde, dije se je duke parë drejt dashurisë më të pastër që mund të përjetosh në jetë”.

“Telefonoji nënës tënde. Tregoji se sa e do. Kujtoja se i je mirënjohës për çdo herë që të ka qëndruar pranë”.

“Nëna është personi që mund të zërë vendin e çdokujt, por vendin e së cilës nuk e zëvendëson askush”.

“Zemra e një nëne është si një humnerë e thellë, në fund të së cilës përherë ke për të gjetur falje”.

“Prapa çdo historie të jetës tënde, qëndron nëna jote, sepse historia e saj qëndron aty ku fillon historia jote”.

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj Ai na solli në jetën tonë mamatë”.

“Nga gjithë dhuratat që mund të të ofrojë falas jeta, një nënë e dashur është më e madhja nga të gjitha”.