Martesë në Fshatin SOS, historia e ndjerë që do ju bëjë të harroni dasmat VIP

Fillimi i muajit shtator është karakterizuar nga dasma të shumta mes personazhëve të njohur të televizionit dhe artit shqiptar.

Pothuaj e gjithë vëmendja mediatike është përqendruar tek ceremonitë pompoze, të ftuarit, veshjet shumëngjyrëshe e detajet e çmimeve të çmendura.

Mirëpo në gjithë këtë kakofoni lajmesh e postimesh të vazhdueshme, një histori emocionuese nga FSHATI I FËMIJËVE SOS Kosovë ka tërhequr vëmendjen e gjithë portaleve dhe ka prekur të gjithë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fshati SOS në Kosovë ka njoftuar se ka martuar një prej vajzave që është rritur në këtë fondacion, i cili ka shërbyer për ty si një shtëpi e vërtetë.

Postimi në Facebook vijon si më poshtë: ” Fshati i Fëmijëve SOS është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, ne stafi jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi. Të premten kishim festë në Fshatin SOS.

Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllanë dhe tani u rrit e u bë për t’u martuar. E si ta përcillnim ndryshe vajzën tonë, veçse me të gjitha traditat e ritet që një familje organizon për fëmijën e saj.

Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcillnim vajzën tonë për një jetë të re bashkëshortore.

Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siç i ka hije një familje të madhe. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që përgatitën për vajzën tonë.

Një falenderim i veçantë shkon për Flutura Dedinja e cila me shumë kënaqësi dhuroi fustanin e nusërisë, Vjosa Dolcetto e cila përgatiti tortën e martesës,

Gentli shoes dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët me aq sa patën mundësi ndihmuan që vajza jonë të ketë një fillim të mbarë të kapitullit të ri të jetës së saj. Paçin fat e ju priftë e mbara!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...