Të burgosurit në Shqipëri me iPhone e kanabis në qeli

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vijuar me kontrollet në kuadër të sigurisë së brendshme në burgje dhe evidentimit e kapjes së sendeve të ndaluara.

 

Gjatë kontrolleve në burgun e Peqinit, në dhomën e një të dënuari me iniciale A.D., u kapën 3 doza kanabis. Ndërsa në burgun e Vaqarit, në dhomën e të paraburgosurve me iniciale D.R. dhe S.K., gjetën të fshehur në njërin nga krevatet një celular iPhone.

Njoftimi i plotë:

 

Në kuadër të forcimit të sigurisë së brendshme në burgje dhe evidentimit e kapjes së sendeve të ndaluara Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka kryer në datë 12 tetor 2018 disa kontrolle në IEVP të ndryshme.

 

Bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

 

Nga SHKBB po vijon puna hetimore për zbardhjen e përgjegjësisë ligjore të trupës së shërbimit të IEVP Peqin lidhur me këtë rast.

 

Një tjetër kontroll është kryer në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

 

I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndalara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...