Kuqezinjtë dhurojnë spektakël, por fiton “dinakëria” izraelite

Kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në stadiumin e Be’er Sheva, por fati nuk ka qenë me kombëtaren shqiptare këtë mbrëmje.

Dominimi kuqezi ka nisur që në minutat e para teksa ishin lojtarët e futur në fushë nga Pannuci që qarkullonin topin e kërkonin golin, por në minutën e 8 pas një pritjeje të bukur, portieri izraelit Harush ka dërguar një top drejt gjysmëfushës shqiptare duke kapur në befasi mbrojtjen tonë.

Topi mbërriti në këmbët e Tomer Hemed, i cili ka qenë dukshëm më i avancuar se mbrojtësi i fundit, e me shpejtësinë e tij ka dalë përballë Strakoshës, duke e kaluar topin pas shpinës së tij, e duke shënuar një gol “dinak”.

Diferencat mes dy ekipeve kanë qenë të mëdha, ku vlen të theksohet përqindja e qarkullimit të topit, 67% me 33 %.

Por në fund fitorja i takon atij ekipi që shënon, e Izraeli shënoi sërish në të 83-tën, pas një goditjeje dënimi ku Dia Saba goditi një top drejt portës kuqezi, e që u devijua nga një prej mbrojtësve që e bëri të pamundur për Strakoshën të ndalte sferën e rrumbullakët të shkonte në rrjetë.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...