Jo vetëm Lorik Cana, edhe dy presidentë klubesh ikën me Kombëtaren në Izrael

Nuk kanë qenë vetëm futbollistët dhe stafi i përfaqësueses shqiptare të futbollit ata që kanë udhëtuar drejt Izraelit gjatë ditës së shtunë.

Në avionin charter që ka dërguar kuqezinjtë në Izrael kishte edhe disa të ftuar më të veçantë që i janë bashkuar delegacionit të kombëtares.

Kështu, një prej tyre ishte ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili ka vendosur që në këtë ndeshje të mbështetë nga afër kuqezinjtë në ndeshje zyrtare, pasi pak ditë më parë kishte bërë të njëjtën gjë në Prishtinë me përfaqësuesen e Kosovës.

Por Cana nuk ishte VIP-i i vetëm në udhëtim.

Bashkë me kuqezinjtë, në avion kanë qenë edhe dy nga presidentët e klubeve shqiptare, Ardjan Takaj i Skënderbeut dhe Arben Laze i Elbasanit.

Të dy kanë udhëtuar shpesh edhe më parë me përfaqësuesen shqiptare për të ndjekur ndeshjet e saj në të

kaluarën dhe nuk kanë humbur rastin për të parë këtë sfidë në Izrael, ku do të jenë ndër të paktët tifozë shqiptarë në stadium. /vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...