“ÇIKLISTËT E VEGJËL TË SHKODRËS GAROJNË”

Bashkia Shkodër sëbashku me Qëndrën Kulturore të fëmijëve dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale e kanë kthyer në traditë aktivitetin Gara me Bicikleta me pjesmarrjen e fëmijëve të kopshteve.

 

 

Aktiviteti u zhvillua paraditen e së shtunës në pedonalen pranë Urës së Bunës ku morën pjesë rreth 100 fëmijë të kopshteve të qytetit.Kjo garë u ndoq me vëmendje nga prindërit ku secili nuk kurseu entuziazmin për të fituar garën fëmija i vet.

 

 

Në përfundim juria shpalli cmimet fituese të tre vendeve të para në këtë garë sipas kategorive. Inspektori i Qendres Kulturore të Fëmijeve Agim Troshani tha se është i kënaqur nga zhvillimi i aktivitetit.

 

 

Organizatorët kanë menduar për vitin tjetër që aktivitetin e garave me bicikleta me fëmijët e kopshteve ta zhvillojnë në stadium për arsye të terrenit më të favorshëm.

 

 

Gara me Bicikleta mes fëmijëve të kopshteve është një aktivitet që mes të tjerash ka për synim nxitjen e lëvizjes me bicikleta dhe rritjen e cilësisë së jetës për këta vogëlushë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...