Letra që preku miliona zemra, djali i vogël i shkruan babait që ka në Parajsë

Kjo eshte nje leter tejet emocionuese dhe qe te copëton zemrën. Një djalë i vogël ka zgjedhur t’ja uroje Krishtlindjet babait të tij qe nuk jeton më, me nje leter prekëse.

Letren e kishte bashkangjitur me nje foto ku kishte dale me prinderit e tij, dhe e kishte futur ne nje tullumbace te mbushur me helium. Ne fund e kishte leshuar drejt qiellit me shpresen se do te arrinte në Parajse, aty ku mendon se ndodhet i ati.

Por tullumbacja ra në kopshtin e shtepise së një gruaje në Gjeorgji, e cila eshte prekur pafund nga letra qe lexoi.

Në të, djali i uronte të atit Gëzuar Krishtlindjet, duke i kërkuar atij që t’i ‘kerkonte Perëndisë për t’i sjellë atij dhuratat që donte.

“Babi, unë doja shumë që ti të ishe këtu me mua dhe të luanim e argëtoheshim sëbashku. Të uroj Gëzuar Krishtlindjet.

Unë shpresoj që ti thuash Zotit të më sjellë dhurata. Shpresoj të jesh i lumtur në qiell. Nëse je mirë, më thuaj. Te dua shume, Aleksandri’, eshte letra e djalit, shkruan Panorama.

Kete histori prekese, Suzanne Womac Edwards, e ka ndare ne profilin e saj ne Facevook, me shpresën për të gjetur fëmijën që kishte shkruar dëshirën.

“Per Aleksandrin, unë dua që të dish se Parajsa është një vend i mrekullueshëm, më i mahnitshëm se ju ose unë mund të imagjinojmë. Është një vend ku nuk ka dhimbje dhe shqetësime.

Jam e sigurt se babi jot nuk ka dashur të largohet nga ju apo të bëjë që të ndjehesh i vetmuar apo i trishtuar. Por në qiell, ai është mirë dhe është i lumtur. Ai dëshiron që edhe ju të jeni shumë të lumtur!

Gjithmonë do të të dojë dhe jam e sigurt që do ta bëni atë krenar! Gëzuar Krishtlindjet!!” shkruan gruaja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...