Zamira, gruaja që shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj

dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.

Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Ai u arrestua në vitin

2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Gjykata i kërkoi të kthejë 39 milion dollarë.

Shtatë vite më parë, një kompani “offshore” bleu shtëpinë 20-milion-dollarëshe pranë dyqanit luksoz “Harrods”, në emër të bashkëshortes së

Haxhijevit. Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 Euro në ditë te ai dyqan, ose

Rreth 18 milionë euro në total. Një ditë, sipas hetimeve, kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në parfume,

stoli e ora dore. Të nesërmen ishte kthyer për blerë 2000 euro verë. Ajo kishte dy vende parkimi të garantuara te Harrods.

Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe.

Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm

sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar

Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeruit që ta marrin në mbrojtje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...