“E kërcënoi Ismail Qemalin për të ngritur flamurin”! Kush është Imzot Nikollë Kaçorri?

Më 29 maj kujtojmë Dom Nikollë Kaçorrin përvjetorin e vdekjes. Ikona e Pavarësisë së Shqipërisë, prifti e patrioti shqiptar, dom Nikollë Kaçorrin, qe figurë kryesore në lëvizjen kombëtare për pavarësi të shqiptarëve nga pushtuesi otoman.

Sipas disa studiuesve të cilët cilësohen gjithnjë, ishte pikërisht dom Nikollë Kaçorri që “urdhëroi” Ismail Qemalin për të ngritur flamurin e pavarsisë më 28 nëntor duke e kërcënuar.

 

Dom Nikollë Kaçorri ndërroi jetë në Vjenë, më 29 maj të vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i dom Nikollë Kaçorrit është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar.

 

Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin përkujtohet edhe atdhetari i madh, prifti shqiptar, dom Nikollë Kaçorri, strategu i harruar i pavarësisë së Shqipërisë.

 

Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, dom Nikollë Kaçorri, qe një personalitet i spikatur i Kishës katolike të Shqipërisë, me detyra e misione të ndryshme, qe një atdhetar i flaktë, që shkriu jetën për liri e pavarësi të popullit e të vendit, e kujtojmë se ai qe edhe një intelektual i madh, që dha kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar.

 

Por kush ishte Imzot Nikollë Kaçorri?

 

Ky prift patriot, që jetoi e punoi për Fe e Atdhe, ishte nga Kreja e Lurës, ku lindi në vitin 1862, me babë katolik e nënë myslimane. Mësimet e para i kryen në Seminarin Papnor të Shkodrës, studimet e larta të filozofisë e të teologjisë në Austri. Shërben për 23 vjet rresht si prift famullitar në Delbinisht e Durrës, duke nxjerrë meshtarë të rinj e duke ndërtuar Kisha të reja, pa harruar asnjë çast misionin e tij për Fe e Atdhe.

 

Kultivimi e mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe kumtimi i Lajmit të Mirë, ishin dy elemente përbërëse të veprimtarisë së tij. Është ndihmës i ngushtë i kryeipeshkvit të sëmurë të Durrësit, Imzot Primo Biankut. Është klerik por edhe patriot, është meshtar por edhe muzikant, është predikatar por edhe dijetar.

 

Dom Nikollë Kaçorri është në kujtimet e fratit të ri françeskan Atë Bon Gjeçaj, gjakovarit të sapo dalë nga universitetet evropiane, kur në vitin 1897 kremtonin në Durrës Meshën bashkë dhe, sipas radhës, ndërsa Imzot Nikollë Kaçorri i binte harmoniumit e këndonte liturgjinë hyjnore, Atë Bon Gjeçaj e ndihmonte atë me violinën

 

e tij. E, ai është edhe në kujtimet e Imzot Pjetër Demës i cili, gjatë viteve 1905-1906, për një periudhë dy vjeçare, ishte ndihmës e krah i djathtë i Imzot Kaçorrit si famullitar në Durrës, sidomos gjatë verës, kur Imzot Kaçorri shkonte me shërbimet e veta në Austri.

 

Atdhedashuria dhe ndjenja e lartë e patriotizmit, e shtyjnë Imzot Nikollë Kaçorrin që gjatë viteve 1910-1912 të bëhet drejtues i zjarrtë i kryengritjes së Kurbinit me arritjen finale e sublime, atë të 28 nëntor-it 1912, kur ai është përbri Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit në Vlorë.

 

Megjithëse prift, për interesat e kombit e të Atdheut, dom Nikollë Kaçorri nuk tërhiqet edhe mbas atij çasti të lavdishëm për detyrat e tjera që ja kërkon interesi i popullit dhe Atdheut. Është nën-kryetar i Qeverisë së parë shqiptare.

 

Merr pjesë në shumë kuvende kombëtare, sidomos ndër ato për arsim-kulture dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Është pjesëtar në Kongresin e Manastirit dhe përkrahës për hapjen e normales së Elbasanit. Është aty ku e kërkon interesi e Atdheut. Dhe largohet burrërisht prej detyrave, largohet nga politika, vetëm atëherë kur, me ndërgjegjen e tij të pastër shef e kupton se në atë politikë ka papastërti e mos sinqeritet, që rrezikon fatet e popullit e të Atdheut të tij të dashur.

 

Burrërisht në rrezik e në pjesëmarrje, edhe me burrërisht në vendim e largim, dom Nikollë Kaçorri mbetet përgjithmonë një figurë e shquar e Rilindjes shqiptare kombëtare.

 

Ndërroi jetë në Vjenë më 29 maj të vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i dom Nikollë Kaçorrit është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...