Në Shkodër, është një prej figurave më të dashura të qytetit. Besnik Çinari, është përsonazhi që ka një jetë që rikthen optimizmin dhe buzëqeshjen tek shkodranët me humorin e tij brilant.
Edhe në periudha të errëta të komunizmit, në vitet e para të demokracisë apo në 1997, “Mjeshtri i madh” sebashku me Zyliha Milotin, Zef Deden, Tano Banushin apo Paulin Preken mbushnin teatrot kudo që ata përformonin.
Nga punonjës i Fabrikës se Cigareve, polici, humorist dhe “Mjeshtër i Madh”. Por si nisi karriera e tij ? “Karriera ime? Humori është me të lindur dhe ashtu ndodhi edheme mua pasi unë nuk kam asnjë shkollë të kryer për këtë profesion.
Në mjediset familjare, isha ai djali që gjithmonë komentoja të tjerët apo si i themi ne në Shodër : “Una isha njeriu me “gallatë”. Në moshën 15-vjeçare, i madhi Pjerin Ashiku më mori në estradën e Parkut të Mallrave, ku kam gjetur aktorë të shkëlqyer.
Dyert e karrieres për mua u hapen, kur u hap edhe Pallati i Kulturës “Vasil Shanto”. Gjatë aktivizimit në këtë pallat, fillova edhe punë njëkohësisht.
U emërova punëtor në Fabriken eCigareve të qytetit. Në këtë periudhe, falë mikut tim të shtrenjtë,Gëzim Kruja u bëra pjesë edhe e Estradës së Teatrit “Migjeni”.
Me 10 maj, 1982 isha zyrtarisht aktor profesionist.”Fillimet e Çinarit në “Estraden e Shkodrës” ishin të vështira për shkak se aty gjeti figura të medha të humorit shkodran. “Isha I ri dhe aty gjeta aktorët e mi të preferuar. E kisha shumë tëvështirë të çaj në atë kohë, pasi gjeta aty mjeshtërit e medhenj.
Tano Banushi, Bik Pepa, Gjosho Vasija, Paulin Preka, Zef Deda, Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Gëzim Kruja.
Në fillim e pata të vështirë të ambjentohem, jo nga mikpritja pasi ishte fantastike dhe të gjithë me mbajtën afër, ishin njerëz të jashtëzakonshëm por nga emocionet e shumta”: rrefen Çinari.
Që nga viti 1982 e deri më sot, ai është ngjitur qindra herë si aktordhe si regjisor në skena dhe lidhja mes tyre është e fortë.
“Lidhja ime me skenen dhe teatrin ? Më janë bërë si të shtëpise. Skena më ka bërë xheloze edhe gruan. E dini rastin e Ago Ymerit ? Pa bërë një jave martesë edhe unë, u nisa në turne nëpër Shqipëri me nje tjëtër grua… me skenen”
tregon “Besa” ku si gjithmonë, edhe në pergjigjet e tij ka humor.As në komunizëm dhe as sot, arti nuk merr asnjëherë atë çfarë meriton nga institucionet shtetërore.
Në rrëfimin e tij , Çinari rrefen se sa e vështirë është që të jesh aktor sot pasi nuk shpërblehen.
“Aktor sot ? “Prite zot” ! Po ne sot paguhemi më pak se një punëtor I rrugëve, pa dashur të fyej askënd sepse të punosh është nder dhe të rrish kot është turp.
Rroga ime është e njëjte me një roje” Në skenat e teatrove në të gjithë vëndin dhe në Mal të Zi, Maqedoni,Kosovë apo Amerikë,
Çinari ka dhuruar mijëra buzëqeshje por cila është shfaqja e tij apo roli më I preferuar ?“Janë të gjitha të bukura ! Vitet e fundit, kemi sjellë shumë shfaqje të bukura.
“Big Brother Shkodra 1 dhe 2”, “Alo Telebingo”,“Sa bukur na ka dalë nana”, “Martesë me internet”, “Lumturi në fukarallek” apo “Gomarin e Babatasit” të të madhit At Gjergj Fishta. Unë kenaqem kur mbushet teatri, dhe ai është përherë plot”