Bebe me kokë të madhe, çfarë duhet të dinë prindërit

Koka e madhe nuk është cilësuar shpesh nga ne si një veti që është e mirë për fizikun tonë. Ndërkohë studimet më të fundit të kryera në Britani të Madhe, gjëja më e mirë për bebet tuaja mund të jetë lindja me kokë të madhe.

Sipas rezultateve të këtij studimi tregon se bebet me koka të mëdhë kanë tendenca të bëhen më inteligjentë.

Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, i cili është publikuar në revistën ‘Molecular Psychiatry’, kishin qenë duke hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm kur e kishin bërë këtë zbulim të ri. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.

Gjatë analizave të tyre, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste të ndryshme.

Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja prej 13.5 – 14 cm, janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës së tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...