HYRJELAJMESOCIALE‘Ma hiq kamerën, ikni të gjithë’, e ëma braktis Edlirën se u...

‘Ma hiq kamerën, ikni të gjithë’, e ëma braktis Edlirën se u nda nga burri (Video)

Edhe pse jemi në vitin 2018, ende dëgjojmë histori të tilla që prindërit refuzojnë të flasin me fëmijën. Mbi të gjitha të vjen keq kur arsyeja bëhet një mashkull, që padrejtësisht të akuzon vajzën për tradhëti.

E tillë është edhe historia e Edlirës. Ditën e sotme ka startuar rubrika “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” me historinë e Edlirës.

Kjo e fundit pasi është divorcuar nga bashkëshorti është braktisur nga e gjithë familja e saj. Madje edhe djali 14-vjeçar nuk i flet.

“Më akuzoi për tradhti, gjë që nuk ishte e vërtetë dhe e dinte shumë mirë. Thjesht për një fotografi, thjesht për një shoqërim në urgjencë kur unë ndihesha keq.

Unë jam ndjerë keq një natë në vendin e punës ku unë punoj tani aktualisht, në një piceri si kamariere, jam ndier keq një natë dhe ka qenë në fund të Majit 2017.

Kam tentuar ta marr në telefon ish-bashkëshortin tim, nuk më është përgjigjur. Edhe unë jam shoqëruar nga kolegu i punës në urgjencë. Dhe për këtë kjo ishte tradhti. Aty filluan problemet.

Ish-bashkëshorti komunikonte me nënën time dhe me motrat e mia, kurse me mua nuk fliste asnjë njeri.

Mua më veçuan. Nëna besoi që kjo ishte tradhti. Kjo është e keqja. Si mund të besosh? Nëna dhe motrat e mia më mbyllën derën, të gjitha përveç njërës,”- tregon Edlira para kamerës.

Kështu që ajo kishte bërë një kërkesë në këtë rubrikë të emisionit për të folur me të ëmën. Kjo e fundit e refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e programit.

“Ik! Hiqe kamerën të lutem.Nuk kam nevojë për mesazhe. Shumë faleminderit. Nuk kam nevojë për mesazhe. Ikni tani të tërë,”- dëgjohet teksa i thotë mamaja e Edlirës, gazetares së “Ka një mesazh për ty”.

“Doja ta shikoja nënën time drejt në sy, e t’i thoja pse? Unë jam jot bijë, për çfarëdo lloj arsye, unë jam jot bijë, e do ngelem e tillë përjetë. Jam shumë e lënduar, jam shumë e vrarë shpirtërisht për çdo gjë,”- përfundoi Edlira në emision.

 

TE TJERA

spot_img