“Berisha të kthehet në krye të PD-së, Basha është blerë nga Edi Rama”

1319

Të shumta kanë qenë telefonatat këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në News 24, ku si çdo ditë, Bashkim Hoxha i ka dëgjuar të gjithë me vëmendje.

Teksa me disa ka rënë dakord për mendimet e tyre, me të tjerë edhe është konfliktuar e ka shprehur mendimin e tij kundër.

Por asnjë gjë nuk e ka penguar një qytetar, të shprehë bindjet e tij politike dhe revoltën që ka ndaj kreut të PD-së.

Ai thotë se është ndër demokratët e vjetër dhe kërkon të rrëzohet Lul Basha. Në vend të tij, telefonuesi o që në krye të PD-së të rikthehet Sali Berisha.

Qytetari u shpreh prerë:

Sali Berisha të kthehet në krye të PD-së sepse Lulzim Basha është blerë nga Edi Rama. Ne do mblidhemi dhe do kërkojmë të rrëzohet Lulzim Basha. Ka 101 probleme Shqipëria.

Pse nuk ngrihet të bëjë një protestë? Ai shkon vetëm nëpër plazhe, ndaj ne kërkojmë kthimin e Sali

Berishës, ta ngrejë popullin në këmbë, ta rrëzojë atë qeveri”.