RRUGA SHKODËR-VELIPOJË PENG I SHPRONËSIMEVE

Rruga Shkodër-Velipojë ende nuk ka përfunduar totalisht dhe rrezikon që edhe sezonin e ardhshëm të verës të jetë e papërfunduar.

Shkak për këtë janë bërë 110 familje që u preken tokat e tyre për shkak se aty kalon rruga e re. Këta banorë ende nuk kanë marrë shpronësimet duke bërë që të mos lejojnë përfundimin e punimeve.

Edhe çmimi i vlerësimit për metër katror është qesharak. Këto shqetësime i bëri të ditura anëtari i këshillit bashkiak Isuf Meta, i ftuar në Studio e Hapur në Star Plus.

Madje punimet për rrugën e Velipojës kanë nisur pa njoftuar fare banorët duke sjellë dëme në tokat e tyre. Këshilltari Meta shprehet se në rast se nuk jepen shpronësimet atëherë ata banorë s’do lejojnë përfundimin e rrugës Shkodër-Velipojë.

Rruga Shkodër-Velipojë ka përfunduar në pjesën më të madhe të saj duke përjashtuar segmentin prej 900 metër i cili po bëhet pengesë për shkak se banorët nuk janë shpronësuar akoma.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...