Njeriu që ka udhëtuar në vitin 8973 kalon testin e së vërtetës: Nuk dua të kthehem më, kishte…

William Taylor tha se u dërgua nga qeveria britanike në një realitet të ardhshëm ku njeriu cyborg jeton përgjithmonë.

Cyborg është një person imagjinar ose hipotetik aftësitë e të cilit fizike janë zgjeruar përtej kufizimeve normale njerëzore nga elementet mekanike të ndërtuara në trup.

Njeriu që pretendon të jetë një udhëtar i kohës thotë se shkoi në vitin 8973 dhe u takua me hibridet telepatike robot-njerëzorë në një projekt të sponsorizuar nga qeveria britanike.

William Taylor kaloi një test të së vërtetës në të cilin ai e përshkruan gjurmën e tij për të ardhmen.

Ai pretendon se kaloi gjashtë orë në vitin 8973, por tha se “kurrë nuk donte të kthehej” sepse është një ‘utopi’ ku nuk ka krim apo konflikt dhe ka “shërime për çdo problem”.

William tha se u dërgua si pjesë e një projekti të fshehtë të drejtuar nga qeveria britanike.

Ai pretendon se u takua me banorët e ngjashëm me cyborgët, të cilët kishin “koka dhe sy të çrregullt” dhe “gojë të vogël”, ishin të talentuar e të pavdekshëm.

Krijesat e huaja duket se janë “pasardhëse” të qenieve njerëzore që mund të komunikojnë përmes telepatisë, thotë ai.

Pavarësisht nga kjo William pretendon se ai ishte në gjendje të bisedonte me ta në gjuhën angleze.

Ai tha:

Gjithkush fliste rrjedhshëm në anglisht.
Ata të gjithë kishin një çip që ua skanonte trurin dhe i përkthenin fjalët në çfarëdo gjuhe që donin.”

William shprehet se është “përgjegjësi morale” e tij për t’i treguar publikut të gjerë për udhëtimin në kohë – një teknologji që ai pretendon se ka ekzistuar që nga viti 1981.

Por kjo nuk është e vetmja kohë që William thotë se ka udhëtuar.

Ai gjithashtu thotë se shkoi në vitin 3000 në makinën e udhëtimit “cilindrike”.

Por këtë përvojë ai e përshkuan si aspak të këndshme:

Nuk do të doja që të jetoja në vitin 3000. Kishte një qiell të kuq dhe shumë ndotje. Ishtë një ndriçim që sikur të mbante në presion.”

Çudia është që çdo pretendim i William e kaloi testin e së vërtetës të kryer nga ApexTV.

Sipas William, udhëtimi në kohë do të jetë i mundur për të gjithë deri në vitin 2028./JOQ.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...