Gjashtë ngjyrat relaksuese në një ambient të brendshëm

Ngjyra që ne i japim shtëpisë ka dhe një rëndësi të veçantë përsa i përket pjesës së arredimit. Është përzgjedhja që ne bëjmë në fillim që I jep dhe ambjentit një ëmbëlsi.

Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambjentit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë. Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitivitetit që ato përcjellin tek ne. Një pjesë e tyre gjenden të renditura më poshtë së bashku me disa sugjerime të vlefshme rreth ambjentit më të përshtatshëm për tu përdorur.

Blu në jeshile

Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambjent ndenjeje sa më relaksues.

Korale

Ngjyra korale, pra ajo ngjyra e ngrohtë që ngjason pak me rozën është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes për ta bërë atë sa më të ngrohtë dhe familjare.

Gri

Ja se si të modeloni ambjentin tuaj të ndenjes pa krijuar ndjesi kaotike në të. Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambjenti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë.

Livando

Edhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.

Bluja e qiellit

Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit. Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.

Ngjyra e kremit

Kjo është një ngjyrë po aq e lehtë dhe e ëmbël sa është edhe qëtësuese dhe përveç kësaj i jep shumë dritë ambjentit tuaj të brendshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...