Enes Isufi: Objektivi i Shqipërisê është vendi i parë në grup

Shqipëria U19 është grumbulluar në kuadër të turneut zyrtar të organizuar nga UEFA ku në grup, kuqezinjtë kanë Norvegjinë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

Ndeshjet do të luhen në Durrës dhe në Kamëz në datat 10-16 tetor. Ditën e sotme, mbrojtësit Enes Isuf dhe Marsel Ismailgeci kanë dalë para mediave në kuadër të këtyre eliminatoreve.

“Kemi disa ditë që po stërvitemi, shokët e skuadrës janë gati, të gjithë mezi i kemi pritur këto ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore po japim 100 % nga vetja, në mënyrë që në këto ndeshje eliminatore të dalim sa më mirë.

Shpresojmë shumë të dalim të parët në grup. Ende nuk jemi grupi i plotë pasi presim edhe disa shokë të tjerë që ti bashkohen skuadrës përfaqësuese.

Sa i përket kundërshtarëve ne e dimë që ato janë ekipe të forta, por ne kemi objektivat tona. Kemi disa grumbullime me të njëjtin grup shokësh dhe kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira.”- është shprehur mbrojtesi shkodran i Skenderbeut Enes Isufi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...