A dini cili është sekreti i një martese të lumtur?

322

Sekreti i një martese të lumtur nuk janë as shëtitjet e fundjavës dhe as çokollatat, por është pikërisht ndihma që ju I jepni partneres suaj në punët e shtëpisë.

Studimet më të fundit rreth kësaj tregojnë se bashkësia brenda së cilës edhe mashkull kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë. Rezultatet e studimit të kryer në mijëra çifte britanike, do të jenë muzikë për veshët e miliona femrave. Meshkujt, nga ana tjetër nuk janë aq të entuziazmuar me idenë për të marrë pjesë në punët e shtëpisë.

Hulumtuesit nga London School of Economics kanë analizuar jetët e 3500 çifteve martesore të cilët fëmijën e parë e kanë pasur në vitet 1970- ta, që ishte periudha kur shumica e femrave qëndronte në shtëpi me fëmijët e vegjël.

Kur fëmijët kanë mbushur 5 vjet, femrat janë pyetur se sa u ndihmojnë burrat rreth punëve të shtëpisë. Gjysma e tyre nuk ka ndihmuar ose vetëm kanë asistuar gjatë një pune. Një e katërta ka ndihmuar në dy punë, ndërsa një e katërta tjetër në 3 ose 4. Rreth 7 për qind të çifteve janë ndarë deri në kohën kur fëmija ka mbushur 10 vjet, çka është rritur në 20 për qind deri në ditëlindjen e 16-të të fëmijës.

Pasi që kanë analizuar të dhënat, është bërë e qartë që meshkujt të cilët ndihmojnë më shumë kanë martesa më stabile. Hulumtuesja Ëendy Sigle-Rushton shpjegon: “Rezultatet sugjerojnë që femrat të cilat punojnë kanë rrezik më të madh për t’u shkurorëzuar, por ai mund të reduktohet kur etërit marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijë.”

Ky zbulim e rrëzon teorinë, thekson më tej dr.Sigle Rushton, që martesa më së miri funksionon kur nëna mbetet në shtëpi, ndërsa babai punon.

Shifrat e fundit tregojnë se si femrat beqare shpenzojnë rreth 7 orë në javë rreth punëve të shtëpisë, derisa femrat në martesë ose ato që jetojnë me mashkull shpenzojnë 12. Meshkujt, nga ana tjetër investoj në vetëm 4 ose 5 orë në javë në punët e tilla.