“SHKODËR, 120 BIZNESE MBYLLIN AKTIVITETIN”

Një valë gjobash që kulmoi në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, në fazën e parë të aksionit anti-informalitet, që u karakterizua nga agresivitet i lartë i tatimorëve, kanë rezultuar fatale për shumë biznese, duke i detyruar të mbyllen.

Vetëm në qytetin e Shkodrës janë mbyllur rreth 120 biznese të vogla për shkak të politikave agressive të qeverisë. Këtë e pohon Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka.

Kryesindikalisti Tuka thotë se është duke u marrë firmat përfaqësuesve të bizneseve dhe të qytetarëve për të rifilluar protestat në mbrojtje të biznesit të vogël dhe të asaj ekonomike e sociale që po kalon vendi.

Rënia e fuqisë blerëse, papunësia dhe varfëria ka falimentuar qindra biznese në metropolin verior, një pjesë e të cilave shkruhet leshohen me qera.

Shpenzime fikse të larta, taksa të larta, rënie e fuqisë blerëse dhe konkurrenca e forte kanë krijuar një klimë jo favorizuese për biznesin vitet e fundit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...