Dashuria është një motiv i shpresës, në të kundërt do të ishte një jetë boshe.
Dashuria ka forcën të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij.
Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenjë xhelozie, as tek njerëzit, as te kombet.
Vetëm dashuria është e aftë të mos e ndajë njerëzimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme,
të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin.




