Mos blini ilaçe kot, këta janë përbërësit që duhet të keni në kuzhinë për të luftuar gripin (Lista)

Në qoftë se keni produktet e duhura në kuzhinë, atëherë ajo do të kthehet në një vend magjik, për kujdesin tuaj dhe të familjes ndaj sëmundjeve sezonale. Ka disa përbërës të cilët janë të domosdoshëm për t’i patur në çdo kohë. Nuk keni pse shpenzoni më për ilaçe në farmaci, këto janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë dhe mbajnë gripin lar:

1.Rigoni: Me siguri e njihni rigonin si përbërësin special që e bën picën dhe salcën tuaj më të shijshme. Por mjekët këshillojnë që përveç picës, rigoni është një antibakterial shumë i mirë për të luftuar gripin. Gjithashtu ndihmon mushkëritë e bllokuara. Mund ta përdorni si çaj, mjaftoni të hidhni në një filxhan me ujë të ngrohtë një lugë rigon. Pas 10 minutash ai do të jetë gati për t’u pirë.

2.Kanella: Mos e përdorni vetëm për biskota dhe ëmbëlsira të tjera, ose për erën e mirë që ka, por dhe në momentin që jeni sëmurë. Kanella ngroh trupin dhe zgjeron enë e gjakut. Ajo gjithashtu ul përqëndrimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, prandaj sipas Webmd.com kanella po përdoret edhe për të trajtuar njerëzit që kanë diabet.

3.Hudhra: Është një nga zgjidhjet popullore, e cila është dhe e njohur për shumicën prej jush. Ajo shërben për të luftuar bakteret sepse ka veti antibakteriale.
4.Arrë- Myshku( Arrë moskat): Një nga pjesët më shqetësuese të gripit është dhe dhimbja, e cila dhe pse ndiheni të lodhur nuk ju lejon të flini. Arra e myshkut përban një përbërës qetësues ndaj dhe mundohuni ta përdorni atë në vënd të ilaçeve. Hidheni në ushqim ose në çajin tuaj të preferuar.
5.Rozmarina: Doktorët thonë që dhe aroma e saj është shëruese, përvec se antibakteriale. Përdoreni 3 herë në ditë në formën e çajit. Ziejeni në ujë për 10 minuta dhe më pas konsumojeni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...