Dalin në shitje këpucët më të shtrenjta në botë, çmimi lë pa fjalë

Harrojini këpucët e kristalta të Hirushes, këpucët më të lakmuara në botë, të përbëra nga floriri dhe diamanti, kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.

Këto këpucë u prezantuan në Dubai, në një hotel me 7 yje këtë të mërkurë.

Në eventin ekskluziv morën pjesë 50 persona, të zgjedhur në bazë të llogarisë bankare dhe vetëm ata që kishin mundësi për ti blerë, morën pjesë.

“Donim të vendosnim një çmim unik”, deklaroi Maria Majari, bashkëthemeluese e ‘Jada Dubai’, firma që realizoi këpucët e luksit.

Deri më tani këpucët më të shtrenjta ishin një palë taka gozhdë, të realizuara nga Debbie Wingham për vajzën e një pasaniku në Lindjen e Mesme, me vlerë prej 14 milionë dollarësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...