‘Unë nuk mundem ma me pa shtetin tem kështu, prandaj po du me protestu’

Për nji za, për nji kumbanë, për nji çirrje!

Nuk e di nëse diçka e mirë n’këtë venin tem ka zgjatë njitrajtshëm e vazhdueshëm mjaftë gjatë sa mos me vërejtë të keqën mbi të mirën.

E keqja asht që ne po mësohemi me jetu keq, po mësohemi me marrë frymë keq përmes ajrit të ndotun, po mësohemi me pa keq, po mësohemi me dashtë dhe me e promovu të keqen si diçka krejt normale për ne.

Pavetëdijshem. Sepse e keqja po na servohet si vlerë, si standard e si pamundësi e jashtëzakonshme me e ndërru.

Normalisht, nëse rrijmë e pijmë kafe. Nëse flasim mbi të dhe “fenomenet” e saj (të keqes) e në anën tjetër nuk ndërmarrim as ma t’voglin hap për me e ndryshu atë, ateherë po.

Por, unë nuk po mundem ma kështu. Nuk po mundem me durue. Nuk po mundem me pa të keqen tu ia zanë frymën të mirës.

Po du me protestu. Me bërtitë. Me u çjerr! Deri në kupë të qiellit me bërtitë edhe me e nxjerrë edhe frymën e fundit jashtë se nuk po mundem ma:

Me pa fëmijë e fytyra të zbehta të tyne tu e lyp’ nji copë bukë e në anën tjetër fëmijët e politikanëve tanë tu e malltretu “peshkaqenin” në Maldive.

Me pa shkolla e objekte po jo edukim, mësim e asesi arsim!

Me pa improvizim të teatrit e mjerim të aktorëve pa rrogë të dinjitetshme, status të zgjidhur e buxhet qesharak, e mos të flasim për strategji të kulturës e planifikime afatgjate të saj!

Me pa politikanë e njerëz jo kompetentë të Ministrisë së Kulturës tue vizitue vendet e festivalet më të rëndësishme të filmit duke abuzue me paren e shtetit e duke mos përkrahe teatrot por duke i lanë ato në mëshirë të askujt!

Me pa njerëz të sëmurë që sorrollaten nëpër dyer të spitaleve, pa sigurime shëndetësore, me mjekë që zhvatin xhepin e tyre deri në fund pa marre.

Me pa pleq e pensione për turp.

Me pa rritje të rrogave të politikanëve e jo ngritje në jetën sociale.

Me pa terr në vend të dritës.

Me pa fund.

Me pa hajgare e jo shtet.

Me pa e mos me dashtë me pa!

Unë nuk mundem ma me pa shtetin tem kështu. Unë nuk mundem me i rritë fëmijët e mi kështu. Prandaj po du me dal:

Për nji za, për nji kumbanë, për nji çirrje!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...