Lila tërbon grekët, bën shqiponjën në mes të Athinës

Andi Lila ka luajtur ndeshjen e parë si titullar për sezonin e ri në kampionatin grek, ku Janina u mposht nga Olimpiakosi në Pire. Mirëpo, mesfushori kuqezi ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 5-1.

Lila, veç kësaj ka festuar me gjestin e shqiponjës në stadiumin grek “Karaiskaki”, pa u menduar fare se ku gjendej dhe se gjesti i tij mund të merrej ndoshta si provokim.

 

Goli dhe gjesti dhanë shkëndija, por në ndihmë të qetësimit të situatës erdhi sulmuesi me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, që luan për Olimpiakosin.

Ai iu lut tifozëve grekë të Olimpiakosit që të qetësoheshin dhe thirrja e tij dha efekt. Për më tepër ndiqni videon e golit dhe të festimit të Lilës.
Memushaj shënon, por ‘skuqet’

 

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj është bërë protagonist në shtunën në ndeshjen e Serisë B mes Viçenzës dhe Peskarës.

 

MemushajMemushaj shënoi një gol në këtë ndeshje, por në minutën e fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas përplasjes me një lojtar kundërshtar. Kështu, ekipi i tij barazoi 2-2 duke marrë vetëm 1 pikë.

Cana dhe Lenjani, të vegjël përballë Ibrës

Lorik Cana dhe Emir Lenjani kanë qenë në formacionin bazë të Nantës këtë të shtunë, e cila priti në shtëpi PSG-në e Ibrahimoviçit.

 

Nanta shënoi e para me Bamunë, por Lenjani dhe Cana nuk mundën dot që të ndalnin Ibrën, Aurierin, Kavanin dhe Di Marian.

Shala shënon në humbjen e Liberecit ndaj Viktoria Pëlzen

 

Edhe mesfushori kuqezi, Harolind Shala ka lënë gjurmë këtë të shtunë me skuadrën e tij të Liberecit. Pavarësisht se u mund nga Viktoria Pëlzen, Shala shënoi një gol në minutën e 56-të të takimit të përfunduar 2-1 për Viktoria Pëlzen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...